Report TV - Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, 20 vite burg Ergys Kolaverit

2018-05-09 6

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 20 vite burg, Ergys Kolaverin të akuzuar si autori I atentatit me snajper në burgun e Vaqarrit në korrik të 2016-së. Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg për Kolaverin, për atentatin e dështuar, por Gjykata vendosi ta dënojë me 20 vite heqje lirie.

Pas dhënies së vendimit ka reaguar për Report TV avokati I Kolaverit, Sajmir Vishaj. Avokati thotë se vendimi është i turpshëm dhe janë falsifikuar provat. Sipas Sajmir Vishajt, Ergys Kolaveri nuk ka qenë në vendin e krimit, siç pretendon akuza.

Në 30 korrik të 2016-së, një atentat me snajper iu bë Gazmir Daçit në ambientet e brendshme të burgut të Vaqarrit. Gazmir Daçi ishte duke dalë në ambientet e jashtme, kur është qëlluar me snajper nga një kodër aty pranë.

Plumbi nuk ka kapur Gazmir Daçin, por një të dënuar nga Kosova. Sipas Prokurorisë Kolaveri ishte i pajisur me një armë të sofistikuar snajper dhe ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim për ta qëlluar.

Prokuroria thotë se ka qenë Ergys Kolaveri I cili bëri atentatin që nuk doli I suksesshëm, për motive hakmarrje. Kjo për faktin se Gazmir Daçi ka vrarë Gazmir Kolaverin dhe ka plagosur Robert Kolaverin, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit

Free Traffic Exchange