http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se paratë e krimit rrezikojnë të prekin sistemin bankar, nëpërmjet programit 1 mld euro të qeverisë.
Sejko i është përgjigjur edhe interesit të opozitës në Komisionin e Ekonomisë, lidhur me rritjen e ndjeshme të sektorit të ndërtimit, në një kohë që bankat kanë shtrënguar kreditë.Por Banka Qendrore vlerëson si me risk të madh skemën deficitare të pensioneve, për te cilën qeveria do të duhet ta rishikojë.Ndërsa lidhur me parametrat e buxhetit 2018, institucioni monetar vlerëson se drafti është hartuar në mënyrë të kujdesshme dhe se mbështet konsolidimin fiskal.