Ora News – Hapet panairi i librit, 97 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hapet panairi i 20 i librit në Tiranë.Në këtë edicion marrin pjesë rreth 97 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. E pranishme në hapjen e këtij panairi, Ministrja Mirela Kumbaro tha se libri tashmë po përballet me një sërë sfidash.Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, deklaroi se e rëndësishme tashmë është mësimi i të rinjve me librin për tu siguruar atyre një të ardhme më të mirë. Ndërsa Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare kërkoi më shumë vëmendje për dixhitalizimin e librit. Që në ditën e pare, panairi i librit pati shumë vizitorë.

Hapet panairi i 20 librit Tiranë. Ky panair do të zgjasë 4 ditë dhe në të marin pjesë rreth 79 subjekte të cilat do të ofrojnë për lexuesin një sërë titujsh të rinj mjaft cilësor. Për kryetarin e Shoqatës së Shtëpive Botuese, sfidë mbetet mësimi i të rinjve me leximin.
Ymeri: Qëllimi ynë kryesor, objektivi ynë i përhershëm është lexuesi. Të bëjmë gjithçka për leximin, të bëjmë gjithçka për të shtuar rradhët e lexuesve të rinj. Jemi një vend i vogël. Jo i pasur, jo me shumë mundësi, prandaj duhet të punojmë të gjithë me synimin që të rinjtë të mësojnë dhe të lexojnë sa më shumë.

Shoqata e Botuesve të Librit Shqiptar kërkoi lehtësira fiskale për botimet dhe krijimtarinë ndërsa një premtim për zgjidhjen e kërkesave të tyre erdhi nga Ministrja Mirela Kumbaro.
Ymeri: Kemi një TVSH 20% në blerje, pra në shtypshkrim, i pangjarë në asnjë vend europian. Kërkojmë të ulet tatimi mbi të ardhurat për veprimtarinë krijuese nga 15% në 5%.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/hapet-panairi-i-librit-97-shtepi-botuese-nga-shqiperia-kosova-dhe-maqedonia

Free Traffic Exchange