Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria ka zbuluar se përfitues të pronave në Spille janë të afërm dhe familjarë të te drejtuesve dhe ish drejtuesve te pushtetit lokal ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi dhe ish kryetarit të PS Gentiajn Daja.
Një ditë pas arrestimeve në Kavajë, zbulohet se përfituesit e tokave nëpërmjet falsifikimit në zonën e bregut të Spillesë janë familjarë të drejtuesve dhe ish-drejtuesve lokalë.
Në bazë të dokumentave zyrtarë, të vendosura në dispozicion të gjykatës, rezulton se kanë përfituar toka nga skema mashtruese familjarë të ish-kryetarit të Bashkisë, Elvis Roshi, të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Gentian Daja, familjarë dhe lidhje fisnore të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, si edhe të ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini.
Këta persona, siç rezulton nga dokumentat zyrtarë, kanë qenë përfitues të drejtëpërdrejtë ose e kanë marrë pronësinë nëpërmjet transaksioneve nga shtetas të tjerë. Në disa raste, rezultonse familjarët e drejtuesve lokalë, pasi janë bërë pronarë, ua kanë shitur tokat e tyre kompanivendërtuese për zhvillimin e tyre.
Nga hetimi i Prokurorisë së Kavajës rezultoi se drejtues dhe ish-drejtues lokalë të qytetit kanë tjetërsuar llojin e tokës nga ranishte në tokë arë, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar. Pasndryshimit të regjimit të tokës, ata e kanë ndarë atë tek persona të ndryshëm, si edhe e kanëregjistruar në Hipotekë.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/pronat-ne-spille-familjaret-e-drejtuesve-lokale-perfitues-te-tokave