Ilaçi falas kushton më shtrenjtë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse je me diabet, veç problemeve te sëmundjes duhet te sorollatesh pafund per te marre ilaçet me rimbursim. Ndërsa premtohet marrja falas e fishave per matjen e sheqerit ne gjak, diabetiket duhet te ndjekin nje sere burokracish per te siguruar barnat e rimbursueshme.Galvusmet, është nje nga medikamentet qe duhet te përdorin te sëmuret per mjekimin e diabetit. Por per ta marre me rimbursim, nje pacient nga Gjirokastra, Tropoja, Korça dhe çdo zone tjetër e vendit, duhet te vije ne Tirane, ne QSUT, per te marre firmën e mjekut endokrinolog.Nëse e ka gjetur mjekun dhe pasi ka siguruar firmën e tij, i sëmuri kthehet nga ka ardhur per te marre ilaçet me rimbursim.Protokolli absurd i mjekimit i vendosur te maj te 2017 nga fondi i sigurimit te kujdesit shëndetësor po kundërshtohet fort nga mjeket e QSUT.Sipas protokollit te ri, te mjekimit nëse pacientet e marrin per me shume se nje vit kete medikament, mjeku i familjes nuk ka te drejte te lëshoje recete.Ai e nis te sëmurin ne Tirane per ta firmosur mjeku endokrinolog i QSUT.Vetëm ne kete rast ai e përfiton ilaçin me rimbursim.Nje pako galvusmed kushton ne farmaci 3400 leke. Pavarësisht shumes jo te vogël te këtij bari, te sëmuret shpesh detyrohen ta blejnë me leke ne dore per te shmangur shpenzimet e rrugës, lodhjen dhe sorollatjet. Kjo sepse ilaçet falas te kushtojnë me shtrenjte.