Mes këngësh e vallesh është pritur zv/presidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova në Shishtavec të Kukësit, ku jeton komuniteti bullgarë.
Në një atmosferë shumë festive, duke u bërë pjesë e valleve, ajo u shpreh e kënaqur me faktin se komuniteti ka ruajtur traditat dhe kulturën.
? Më vjen mirë të shoh që është ruajtur tradita e kultura. Do ta ndihmojmë këtë zonë që të mësojnë edhe gjuhën bullgare?, ka thënë Jotova.
Pas vizitës në Shishtavec zv/presidentja bullgare është ndalur edhe në fshatin Orgjist të Kukësit.