Mogerini: 6 muajit e fundit vendimtare per çeljen e negociatave

2018-05-09 0

Në përfundim të mbledhjes së nëntë të Stabilizim-Asociimit BE ? Shqipëri, përfaqesuesja e lartë e KE Federica Mogherini e cilesoi 2018 vitin e mundësisë së integrimit të vendeve të rajonit të Ballkanit, ndërsa vlerësoi pozitivisht hapat e hedhura nga Shqipëria në këtë proces.

Reforma në drejtësi vijon të jetë referenca kyçe për çeljen e negociatave pranverën e ardhshme, ndaj dhe 6 muajt e ardhshëm vlerësohen si të rëndësishëm për të parë ecurinë e procesit të vettingut.

Mogherini: ?Rëndësia e axhendës së reformave që Shqipëria është e vendosur të plotësojë si ajo në drejtësi, që është një nga reformat më të rëndësishme në gjithë vendet që janë në proces. BE vazhdon mbështetjen për implementimin e reformës, ka pritshmëri të mëdha sidomos nga sistemi i vettingut?.

Ashtu si kryeministri, edhe ministri i Jashtëm Bushati i konsideron të përfunduara detyrat e shtëpisë që BE i ka lënë vendit tonë për t?i çelur derën e anëtarësimit, dhe 2018 për të është momenti i duhur që kjo të ndodhë.

Ditmir Bushati: ?Presim që 2018 të jetë vendimtare për Shqipërinë. Reforma në drejtësi është mundësi unike sepse i ka dhënë rol të paprecendent monitorimin ndërkombëtar?.

Mogerini nuk pranoi të komentojë lidhur me qëndrimin që mazhoranca mbajti në Parlament për kërkesën e prokurorisë që kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit.

Mogerini: ?Mos komentojmë për hetimet që janë ende në vijimësi dhe nuk do të ishte e saktë për këdo që të bënte komente për gjyqësorin. Trafikimi i drogës është një përparësi kyçe e BE që e ndajmë me Shqipërinë dhe është një nga elementët kyç në rrugën tonë përpara. Shoh vendosmëri dhe shoh edhe bashkëpunimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit. Shoh vullnet politik, natyrisht që duhet të shikojmë rezultate të qarta?.

Në deklaratën e përbashkët të këshillit u vlerësua ecuria pozitive për të 5 prioritet kyçe.

Tv Klan