Report TV - Njësia 8,nis rikualifikimi i bllokut të banimit prej 13.2 hektarë

2018-05-09 0

Një tjetër projekt i madh që prek një hapësirë prej 13.2 ha dhe nga ku përfitojnë rreth 8 mijë banorë ka nisur të zbatohet nga Bashkia e Tiranës në njësinë nr 8. Në nisjen e punimeve mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se investimi i jepet përgjigje një kërkese të përhershme të banorëve të zonës.
?Ne nuk mund të kemi një Tiranë që ecën me dy shpejtësi; një Tiranë që ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme te zona e Pazarit të Ri dhe që ndihet si pjesë e qendrës, europiane, me turizëm, dhe një Tiranë që është me marsh të parë, me ngadalësinë e viteve të fundit të tranzicionit, ku shumë prej ndërtimeve informale apo zonave tregtare, siç është zona e magazinave dhe zona e ish Frigoriferit, kanë ngelur pas dore. Kështu që, sot e rikthejmë Tiranën me të njëjtën shpejtësi?, tha Veliaj

Kryebashkiaku tha se punimet që po kryhen kanë të njëjtën cilësi me projektet madhore në Tiranë.

?Siç po investojmë me ndriçim LED në Bulevardin kryesor dhe në sheshin ?Skënderbej?, do vendosim ndriçim LED edhe këtu; siç do të fusim kabujt në tokë dhe gjithë këtë kukurecin e telave nëntokë në qendër, ashtu do ta bëjmë dhe në periferi, për të punuar me të njëjtën cilësi dhe për të mos iu kthyer disa herë punëve. Sigurisht, kemi hyrë në stinën e dimrit, në stinën e reshjeve, do të bëjmë maksimumin që aq sa na lejon koha të ecim shpejt këtë vit dhe të përfundojmë në gjysmën e parë të vitit tjetër?, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve të zonës për vështirësitë që mund të krijohen gjatë zbatimit të projektit në njësinë 8.

Free Traffic Exchange