Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilli i Stabilizimit dhe Asocimit Shqipëri-BE, (KSA) në raportin e vitit 2016 për Shqipëri, thekson se reforma në drejtësi mbetet thelbësore në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe mund të ketë efekt transformues edhe për reformat e tjera.
Në deklaratën e shpërndarë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, thuhet se KSA përgëzoi krijimin e institucioneve përgjegjëse për vetting-un në qershor 2017 dhe theksoi se ky sukses i rëndësishëm përbën një hap përpara në zbatimin e reformës në drejtësi.
KSA gjithashtu mirëpriti vendosjen e monitoruesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili ka filluar punën nën udhëheqjen e Komisionit Evropian.
?BE mirëpriti gjithashtu hapat e mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit?, thuhet gjithashtu, ndërsa vlerësohet pozitivisht hapat e ndërmarrë në çështjet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë miratimin e Ligjit Kuadër mbi Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/be-reforma-ne-drejtesi-thelbesore-ne-procesin-e-integrimit-evropian-te-shqiperise