Dalin pamjet, shikoni si u arrestuan anetarët e grupit kriminal ne Fier

2018-05-09 11

Tre persona janë arrestuar sot në Fier në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?. Ata janë Kujtim Kuçi 45 vjeç, Bashkim Ahmeto (Kuçi) 43 vjeç dhe Dritan Tusha 47 vjeç.
Arrestimi i tyre u krye mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se dispononin lëndë narkotike. Mbi bazën e këtyre të dhënave, u ushtrua kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit Kujtim Kuçi, në fshatin Fermë Çlirim.
Gjatë ndërhyrjes së policisë në ambientet e lokalit janë ndaluar shtetasit e mësipërm dhe pas kontrollit, Kujtim Kuçit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës Glock dhe 2 krëhëra me fishekë.
Bashkim Ahmetos iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me kanabis, 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock dhe një krëhër me fishekë. Kurse Dritan Tushës iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis sativa.
Të arrestuarit, si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar kokainë, heroinë dhe kanabis brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Gjithashtu, ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qënë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht.
Paralelisht me hetimin penal, Policia ka nisur edhe hetim për të gjitha pasuritë që zotërojnë anëtarët e grupit, të dyshuara si produkt i pastrimit të veprës penale të kryer prej tyre.