Ora News - Në janar nis zbatimi i vettingut në polici, në shënjestër asetet e krimit

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në janar do të nisë zbatimi i vetingut në policinë e shtetit. Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist se ky veting do të japë rezultate të jashtëzakonshme në transformimin e policisë së shtetit.

Edi Rama: "Jam i bindur që procesi i vetingut që do të nsië të zbatohet nga muaji janar do të japë rezultate të rëndëishme dhe kam besim se brezat që do të dalin duke filluar nga së shpejti prej akademisë dhe në vijim vit pas viti do të jenë burim i jashtëzakonshëm trasnformimi dhe transfuzioni i gjakut të policisë së shteti"

Në Konferencën shkencore ndërkombëtare "Shkenca ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë" të organizuar sot paradite në Tiranë, Rama ka theksuar rëndësinë e nisjes nga puna të operacionit "Forca e ligjit".

Sipas tij, kjo strukturë do të synojë hetimin e majave më të larta, por për kryeministrin më e rëndësishme është puna në hetimin e pasurive

Edi Rama: "Shënjestrimi i aseteve dhe i financave me origjinë kriminale duke i zhveshur këto rrjete dhe këta elementë nga mundësia e rikthimit dhe duke bërë të mundur një mesazh shumë të qartë që kush përfitonn ga krimi nuk i gëzon dot ato që fiton"

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/ne-janar-nis-zbatimi-i-vettingut-ne-polici

Free Traffic Exchange