Report TV - Rritja e çmimit të ujit, PD:Ogur i zi, UKT humbje marramendëse

2018-05-09 0

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 44%, vendim që u zyrtarizua një ditë më parë nga Enti Rregullator. Anëtari i djathtë në këshillin bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, e ka cilësuar këtë rritje një ogur të zi për qytetarët.

Në një dalje për media, Kraja tha se një familje në Tiranë tashmë do të paguajë 14 mijë lekë në muaj, ndërsa një biznes 70 mijë. Sipas tij, rritja me 40% e ujit shkon si dhuratë për aferën e radhës të bashkisë, duke shtuar se UKT ka sjellë humbje marramendëse.
?Rritja me 40% është ogur i zi. Kjo nënkupton se një familje në Tiranë do të paguajë 14 mijë lekë ujë në muaj, një biznes do paguajë 70 mijë lekë në muaj. Rritje që përflitet prej kohësh, dhe shkon si dhuratë për aferën e radhës të bashkisë. Humbjet janë marramendëse për shkak të mungesës së vizionit, UKT ka 5 mln euro fitime, që nuk investohen në ujësjellës?, tha Kraja.

Free Traffic Exchange