“Forca e ligjit” synon kapot e krimit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Forca e Ligjit?, operacioni policor, i cili për qeverinë shqiptare është më i madhi në luftën kundër krimit do të synojë eliminimin e kapove të organizatave kriminale, por edhe shkrirjen e aseteve ekonomike. Për kryeministrin Edi Rama, asgjësimi i ekonomisë së paligjshme, zhbën edhe ekzistencën e krimit të organizuar.?Forca e Ligjit do synojë katet me të larta të krimit të organizuar. Më i rëndësishëm është shenjëstrimi i aseteve kriminale, duke i zhveshur këto rrjetë nga mundësia e përfitimeve nga krimi?Paralelisht me luftën kundër krimit, policia është në betejë edhe me veten, për t?u pastruar nga ata punonjës të korruptuar.?Procesi historik i pastrimit të Policisë së Shtetit, si ai i gjyqësorit, nga elementë të korruptuar apo të paaftë do vijojë me ekzigjencë. Procesi i Vettingut që do nisë të zbatohet nga janari në polici, do japë rezultate të qenësishme.?Deklaratat kryeministri Rama i bëri gjatë Konferencës ?Shkenca ligjore dhe sfidat e sigurisë? zhvilluar në Akademinë e Policisë. Kreu i qeverisë tha se modernizimi i policisë është i domosdoshëm, në një kohë kur krimi i organizuar përdor masivisht teknologjinë e avancuar.

Free Traffic Exchange