“Mafia e tokave”/ Policia publikon pamjet e arrestimit të zyrtarëve

2018-05-09 11

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në Kavajë një ditë më parë, të cilët përmes falsifikimit të dokumenteve tjetërsuan 36 hektarë tokë publike në bregdetin e Spillesë. Sipas hetimeve të Prokurorisë në bashkëpunim me policinë, është zbuluar se nga tjetërsimi i pronës kanë përfituar tokë 108 persona të ndryshëm, një pjesë e të cilëve nuk kanë qenë në dijeni.
Të arrestuarit janë:
1. Fatos KAJA, 49 vjeç, ish-kryetar i Komunës Kryevidh Kavajë dhe ish-Nënprefekt në Prefekturën Tiranë, deri në maj 2017.
2. Nezir LECINI, 55 vjç, ish-Shef i Zyrës së Kadastrës në Kavajë, aktualisht specialisit në këtë zyrë,
3. Andi GJECI, 30 vjeç, me detyrë juristi i ZVRPP Kavajë,
4. Dritan KAZAZI, 43 vjeç, me detyrë hartograf në ZVRPP Kavajë,
5. Bexhet PJECI, 58 vjeç, ish-Kryetar Komune Kryevidh,
6. Ilir KAJA, 52 vjeç, me detyrë agronom në njësinë Administrative Kryevidh, Kavajë,
7. Agron XHELEZI, 53 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të ndarjes së tokave në Spille.
8. Dashnor ÇULLAJ, 52 vjeç, ish-përfaqësues i Komunës Kryevidh, Kavajë, në komisionin e ndarjes së tokave,
9. Altin COPA, 32 vjeç, aktualisht drejtor i ALUIZNIT Kavajë.
10. Enver Duqi, 60 vjeç, me detyrë ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave në Këshillin e Qarkut Tiranë, aktualisht specialist i mbrojtjes se mjedisit dhe pyjeve ne Ministrine e Mjedisit.

Në kërkim është shpallur, ish-regjistrues i ZVRPP Kavajë, dhe ish Drejtor i Ujësjellësit Kavajë, S. C., 62 vjeç, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë protokollistja e ZVRPP Kavajë.