Report TV - Mesazhi i Ramës: Kush është pasuruar nga krimi s'do i gëzojë

2018-05-09 0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se kush është pasuruar nga veprimtari kriminale, nuk do t'i gëzojë ato pasuri. Gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare ?Shkenca ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë?: në Akademinë e Sigurisë, Rama tha se në shënjestër të operacionit "Forca e Ligjit" do jenë asetet dhe burimet financiare të krimit.

"Vijimi i goditjeve ndaj grupeve kriminale vijon të mbetet prioritet i policisë. "Forca e Ligjit" është një ndërmarrje e rëndësishme e cila do synojnë katet më të larta dhe nyjet e thella të krimit të organizuar që për hir të së vërtetës për shumë vite kanë qenë larg fokusit të goditjeve të mirëfillta. Më e rëndësishme është shenjëstrimi i aseteve me origjinë kriminale, duke i zhveshur këto rrjete dhe këta elementë nga mundësia e rikthimit dhe duke bërë të mundur një mesazh shumë të qartë që kush përfiton nga krimi, nuk i gëzon ato që përfiton", u shpreh Rama.

Free Traffic Exchange