Report TV - Tjetërsuan 36 ha në bregdet arrestohet zv/ prefekti i Tiranës

2018-05-09 1

Për 8 zyrtarë të hipotekës së Kavajës, Njësisë administrative Kryevidh dhe të ALUZINIT Kavajë, është lëshuar urdhër arrest pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet për të kaluar një pasuri prej 36 h në Spille, tek disa persona.
6 prej tyre janë arrestuar, ndërkohë që 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e këtyre zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë në Kavajës, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi personave të ndryshëm.

?Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës Seid Cikalleshi, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga ?ranishte? në ?tokë arë?,- thotë në një njoftim Prokuroria e Kavajës.

Në pranga kanë rënë:
Fatos Kaja Nënprefekt i qarkut Tiranë
Dritan Kazazi
Andi Gjeci
Ilir Kaja
Nezir Lecini
Agron Xhelezi

Të shpallur në kërkim janë:
Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë
Enver Duqi

Gjithashtu Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi edhe për: Altin Çobën, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë, Behgjet Pjeci ndhe Dashnor Çullajn. Në bazë të ligjit ?Për tokën?, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave.

Duke falsifikuar dokumentet, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral ?tokë arë? në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes. Prokuroria bllokoi shitjen e kësaj toke në muajin korrik 2017.

11 personat akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, vepra penale që parashikojnë dënime nga 5-12 vite burg. Policia vijon kërkimet për ish kreun e Aluiznit Seid Cikalleshi. Cikalleshi është vjehrri i Gentian Dajës, i cili ka qenë kryetar i PS në Kavajë.

Free Traffic Exchange