Në ambientet e Gjykatës së Tiranës është regjistruar një konflikt fizik mes një çifti që ishte në proces divorci. Konflikti mes këtij çifti ka përfshirë edhe policinë dhe për pasojë janë plagosur disa persona.
Ngjarja ka ndodhur në 10 nëntor në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ndërsa policia ka arrestuar 2 persona si dhe janë shoqëruar 8 persona, të cilët akuzohen për shkelje të ?Qetësisë publike dhe rrahje?.
Problemet e divorceve në vendin tonë ka qenë dhe vazhdojnë të jetë një plagë e hapur prej vitesh në Shqipëri.
Në videon e mëposhtme tregohet ndërhyrja në ambientet e gjykatës pasi janë gjakosur disa persona.
Në përleshje është përfshirë edhe një punonjëse policie, e cila është e angazhuara pranë Gjykatës së Tiranës. Ajo është gjakosur në pjesën e hundës pasi ka qenë shumë pranë zënkës së disa personave, të cilët godisnin me grushta njëri-tjetrin për një vendim gjyqësor.