Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu në ?360 Gradë? të Artur Zhejit në Ora News tha se edhe në qarkun e Dibrës një zonë që nuk ka pasur kultivim të kanabisit gjatë qeverisjes së Ramës kjo gjë është përhapur ndjeshëm. Ai bëri një deklaratë të fortë duke thënë se Prokurorin e Matit desh e vranë. Në përgjigje, deputeti socialist Ilir Beqaj tha se kjo nuk është e vërtetë.
Pjesë nga debati
Spahiu: Në takimin me ambasadorin u ngrit shqetësimi i kanabizimit, i drogës, fenomen që në Dibër nuk kishte ndodhur.
Beqaj: Më trego zonat ku është mbjellë
Spahiu: E dinë të gjithë fshatrat që nuk shkonin dot të bënin dru, e dinë dibranët
Beqaj: Jo mo, thuaj. Nuk ka
Spahiu: Nëse nuk ka, dakord
Beqaj: Thuaj një fshat, një lagje. Ta thotë fshatin ku ka kanabis se jemi përpara opinionit
Zhaji: Po lere ta thotë
Spahiu: Në Bulqizë jo dhe aq, se është një kryetar bashkië që nuk merret me ato punë
Beqaj: Thuaje ku është emir i fshatit
Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/kanabisi-spahiu-prokurorin-e-matit-desh-e-vrane