Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tubacioni F/160 i cili furnizon me ujë të pijshëm disa lagje të qytetit të Beratit ka pësuar avari.
Çarja e saraçineskës kryesore ka bërë që uji të shpërthejë në mes të qytetit si shatërvan si dhe të ndërpritet furnizimi me ujë prej disa orës në qendër të qytetit.
Ngjarja shkaktoi habi dhe irritim mes banorëve, por për specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve në Berat ishte një avari e zakonshme për shkak të konsumit të shtimit të prurjeve.
Berati përfitoi pak kohë më parë një investim prej 7.5 milionë euro nga KFW për rehabilitimin e gjithë rrjetit të ujit të pijshëm, por jo të gjitha problematikat morën zgjidhje.
Furnizimi me ujë mbetet me orar, ndërsa qytetarët denoncojnë se u shkon i ndotur në çezma sa herë ka reshje shiu.
Fenomeni është i vjetër dhe ndodh sa herë që regjistrohen reshje intensive të cilat bëjnë qe dherat të deportojnë në vendburimin e Bogovës të dëmtuar nga aktiviteti i nxjerrjes së pllakave të gurit.
Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/cahet-tubi-uji-shperthen-si-shatervan-ne-qender-te-beratit