Kavajë, arrestohen zyrtarë të hipotekave - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjashtë punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë u arrestuan me urdhër të prokurorisë për abuzim me pronat në bregdetin e Spillesë.Ndërsa priten dhe tre arrestime të tjera mes tyre dhe ish kryeregjistruesi i Kavajës e drejtori i ALUIZNIT të rrethit, Prokuroria sqaroi se të përfshirë në tjetërsimin e 36 hektarëve të Brezit të Gjelbër në Spille janë komisionerë tokash, ish-kryetarë komune dhe të Zyrës se regjistrimit të pasurive.Seid Cikalleshi, Dritan Kazazi, Andi Gjeci, Fatos e Ilir Kaja, Nezir Lecini, Agron Xhelezi dhe Enver Duqi, akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve nga persona që e kanë për detyrë t?i lëshojnë ato.Hetimet për tjetërsimin e pronësisë në Spille nisën nga Prokuroria e Kavajës dhe Tiranës, të cilat vepruan duke sekuestruar tokën që mos të kryheshin veprime të tjera.Por si funksiononte skema?Sipërfaqja e madhe e tokës në natyrë ishte ranishte, por zyrtarët lokalë në bashkëpunim me njëri tjetrin ndryshuan zërin kadastral në tokë arë, duke bërë të mundur ndarjen e saj sipas ligjit 7501.Në këtë mënyrë disa familje morën tokë e cila ishte në rrezik tjetërsimi, duke u shitur tek persona të tjerë.

Free Traffic Exchange