Report TV - Diabeti, Mira Rakacolli: 80 mijë të sëmurë, bëni kontroll sa më shpejt

2018-05-09 0

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli përmes Report Tv ka bërë apel për kontroll mjekësor për të zbuluar nëse vuani nga diabeti për ta diagnostikuar herët. Sipas saj, në Shqipëri llogariten rreth 80 mijë të sëmurë me diabet, 1500 janë fëmijë.
Për fëmijët e prekur, Mira Rakacolli theksoi se tashmë nuk do të dalin më cdo vit para komisionit, por vetëm një herë dhe dokumentet do të jetë shteti që do i marrë në cdo zyrë.

INTERVISTA E MIRA RAKACOLLIT NE REPORT TV

Sa i përhapur është debati në Shqipëri?
Në Shqipëri llogariten rreth 80 mijë të sëmurë me diabet, 1500 janë fëmijë. Një në 11 persona të vuajë nga diabeti

Cilat janë masat që duhen marrë?
Parandalimi ka të bëjë me një ushqim të shëndetshëm, duhet të diagnostikohet sa më herët. Kontroll bazë mjekësor. Nga personat që e kanë kryer, 4% kanë dalë me diabet dhe nuk e dinin se vuanin nga diabeti.

Politikat tona cilat kanë qenë?
Përsa i përket mjekimit, diabeti mjekohet në mënyrë bashkëkohore me insulina. E rëndësishme është që të gjitha rimbursohen nga shteti. Është një sëmundje që ka vëmendje nga shteti. Kryeministri tha se ne po rimbursojmë edhe fishat e diabetit për të matur nivelin e sheqerit në gjak.

Po lehtësira të tjera janë menduar?
Prej disa vitesh jep ndihmë ekonomike për fëmijët që vuajnë nga diabeti. Lehtësia tani është që këta fëmijë do të dalin vetëm një herë në komision dhe jo vit për vit. Këta nuk do të ketë nevojë për të marrë dokumentet vend në vend, por do të jetë shteti që do i marrë.

Një mesazh për ata që po na ndjekin?
Mesazhi im është kontrolli dhe bërja e Check Up-it