Rudina/ I vdiq djali naten e Vitit te Ri, deputetja rrefen si e mori vesh lajmin (14.11.17)

2018-05-08 10

Deputetja e Lushnjes Tatjana Nurçe përkujtoi sot përmes emisionit ?Rudina?, në Tv Klan djalin e saj të ndjerë Toni.
Nurçe rrëfeu natën kur ndodhi ngjarja teksa tha se përmes një mesazhi mori vesh se diçka e keqe kishte ndodhur.
?Zoti më mbajti mendjen e kokës?, tha deputetja ndërkohë që tregoi se në ato moment familja e saj po përgatitej të festonte Vitin e Ri.
?Kam patur dy siklete në jetën time, është vëllai im Isufi dhe djali im Toni me të cilin ngritëm një biznes elitar në Lushnje. Të flasësh për ta është shumë e rëndë, por duke se teoria e kompesimit funksionon them se edhe Zoti ndaj më dha atë lloj biznesi. Kënaqem shumë kur martoj dy njerëz. Tani fatkeqësisht do t?i shoh nga larg. Ishte nata e Vitit të Ri 2015-2016, unë isha duke bër pako për njerëzit që duhej t?i respektoja. Fola me fëmijët dhe vëllanë dhe ashtu siç ishim të lodhur po bëheshim gati të festonim. Më vjen një mesazh i çuditshëm që më kishte ndodhur një gjë. Me thënë të drejtën tani që e mendoj them: Zoti më mbajti mendjen e kokës. Unë kisha një djalë shumë të mirë, ai ishte përgjegjës i kontrollit në tatimet e qarkut pas një shkolle që mbaroi në Danimarkë. Por kështu ishte shkruar. Nuk është motive im të vishem me të zeza dh eta ndjej gjënë. Djali pak ditë para se të ndodhte kjo gjë më sjell rroba që i kishte bërë ime motër Mirela Nurçe dhe djali më tha?Nëse t?i do heqësh rrobat e zeza nuk do ti veshësh më kurrë, por për dajën nuk të them gjë. Unë tani jam 59 vjeç nuk mund të vishem me të kuqe?, tha Nurçe.

Free Traffic Exchange