Report TV - Rama batuta me fëmijët diabetikë:Qenke i vogël si Braçe

2018-05-08 2

Damiana Bakiu është vogëlushja 12 vjeçare, e cila prej disa vitesh është e diagnostikuar me diabet. Ajo është një prej 1800 fëmijëve në Shqipëri, të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, kostoja e së cilës në të shumtën e rasteve bëhet e papërballueshme për familjet e tyre. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin miq në familjen e Damianës, për t?u dhënë një lajm të mirë, buxheti i vitit 2018 rimburson jo vetëm insulinën për diabetikët e çdo moshe, por edhe fishat e diabetit për të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Kjo do të thotë, mesatarisht 1.2 milionë lekë në vit kursim për familjet.
Për prindërit e Damianës, dhe jo vetëm, ky është një lehtësim. ?Kemi vite që e presim dhe jemi të gëzuar që kjo do të realizohet,? thotë nëna e Damianës, e cila është detyruar të lerë punën për t?u kujdesur për vajzën e saj. ?Është një ndihmesë shumë e madhe jo vetëm për ne, por për shumë fëmijë që vuajnë nga diabeti,? -shprehet kryefamiljari Bashkim Bakiu.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpjegoi se ?momentalisht rimburojmë 100% insulinat për të gjithë pacientët, qofshin fëmijë, qofshin të rritur. Mirëpo për fëmijët, familjeve u kushton shumë blerja e fishave. 100 mijë lekë në muaj, madje edhe më tepër i kushton çdo familjeje blerja e fishave të diabetit. Janë 1800 fëmijë në të gjithë Shqipërinë, të cilët vuajnë nga diabeti, për të cilët qeveria planifikon rimbursimin për vitin 2018 të fishave të diabetit.?

Ministrja e Shëndetësisë shpjegoi mënyrën e rimbursimit të fishave dhe njoftoi se ?nga janari do të hyjë në fuqi me miratimin e buxhetit dhe listës së materialeve të rimbursueshme. Nga pikëpamja e rimbursimit merret receta tek mjeku i familjes dhe familjet do të tërheqin fishat një herë në dy muaj, siç merren medikamentet e tjera.?

Kryeministri Rama tha se me këtë vendim, një barrë e madhe lehtësohet nga buxheti i familjeve. ?Jemi këtu për t?u thënë se do t?ua lehtësojmë këtë barrë. Është një barrë e madhe, por që na takon ne që ta marrim përsipër për fëmijët, pasi për familjet është hall i madh për t?u marrë me këtë sëmundje, që me përparimet e shkencës kam shumë besim që do të vijë dita më herët se vonë t?i gjendet një zgjidhje. Por, ndërkohë, ne na duhet të zgjidhim këtë që e kemi më imediate, që të paguajmë nga buxheti fishat për të gjithë fëmijët.?

Free Traffic Exchange