Ora News - Tjetërsuan 36 ha tokë, arrestohet nënprefekti i Tiranës dhe disa zyrtarë të Kavajës

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestohet nënprefekti i qarkut të Tiranës dhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kavajës, pasi dyshohen se kanë tjetërsuar 36 hektarëve pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

Sipas akuzës, ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga ?ranishte? në ?tokë arë?.

Me anë të falsifikimit të dokumentave, zyrtarët e kanë shënuar zërin kadastral ?tokë arë? në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes.

Prokuroria e Kavajës ndërhyri në korrik 2017, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren. Hetimi kishte nisur me referim nga Drejtoria e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit por pjesë e dosjes u bë më pas edhe një kallëzim i Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë.

Grupi hetimit ka zhvilluar verifikime të gjera, duke hetuar mbi dokumentat në ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.

Për pasojë janë identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për falsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/kavaje-shoqerohen-ne-polici-6-zyrtare-te-hipotekes

Free Traffic Exchange