Report TV - U arratis nga burgu grek,dënohet me 25 vite burg Klement Çala

2018-05-08 14

Klement Çala, njëri prej grabitësve së 3.2 milionë euro në maj 2013 nga dy blinda pranë Qafës së Kasharit, është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm, por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 25 vite burg.

Klement Çala akuzohet se për pjesmarrjen në grupet kriminale, pasi në mars të 2013-së është arratisur nga Burgu i Trikallas në Greqi së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë. Në këtë vit disa persona i janë drejtuar burgut me një makinë dhe kanë qëlluar në drejtim të gardianëve grek. Pikërisht në këtë moment Klement Çala ka prerë hekurat e dritares dhe ka dalë në oborrin e burgut. Më pas ai ka përdorur disa shkallë të improvizuara për tu ngjitur në tarracën e burgut dhe është hedhur në ambjentet e jashtme.

Kanë qënë personat që qëlluan në drejtim të gardianëve, që e kanë marrë në makinë Klement Çalën dhe janë larguar. Klement Çala së bashku me Admir Muratajn dhe disa persona të tjerë kanë grabitur një bankë në Larisa të Greqisë, në maj të 2013-së, dy muaj pasi u arratis nga burgu.

Për këto vepra penale që shte shpallur në kërkim nga Greqia, Ccala është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg. Ai akuzohej për ?vrasje me dashje e punonjësve të Policisë?, për krijimin e grupit kriminal dhe disa vepra të tjera. Klement Çala vijon të jetë i arratisur dhe është në kërkim ndërkombëtar. Të njëtën skemë që grabitën bankën në Greqi, Klement Çala dhe Admir Murtaj e kanë përdorur edhe në shkurt të këtij viti, ku grabitën 3.2 milionë euro, pranë Aeroportit të Rinasit.