Report TV - Tjetërsuan 36ha tokë në bregdet në kërkim zv/prefekti i Tiranës

2018-05-08 5

KAVAJE - Gjykata e Kavajës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për dhënien e masës së sigurisë arrest me burg për tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarëve lokalë në Kavajë, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit.

Mes zyrtarëve për të cilët është dhënë masa e arrestit me burg është edhe zv/prefekti i Qarkut të Tiranës, Fatos Kaja, i cili është shpallur në kërkim, ndërkohë që Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për drejtorin e ALUIZNI-t në Kavajë, Altin Çoba. Masë arresti me burg është dhënë dhe për ish-rekjun e Hipotekës së Kavajës, Seid Çikalleshi, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim.

Në deklaratën e prokurorisë thuhet se trualli i tjetërsuar ndodhet në zonën e Spillesë dhe kjo tokë u është kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Sipas prokurorisë, ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga ?ranishte? në ?tokë arë?. Në bazë të ligjit ?Për tokën?, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave.

Në bazë të falsifikimit të dokumenteve, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral ?tokë arë? në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes. E vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit, Prokuroria e Kavajës ndërhyri në Korrik 2017, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren. Prokuroria e Kavajës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit. Gjithashtu, këtij procedimi penal i është bashkuar edhe një kallëzim i Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë.

Free Traffic Exchange