Prokuroria e Tiranës nis hetimet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike, për një sërë institucionesh në vend që kanë abuzuar me punësimet në periudhën zgjedhore Maj-Qershr 2017, e cila përkon me zgjedhjet.
Sipas prokurorisë së Tiranës, aktualisht po kërkohet informacion nga një sërë institucionesh publike në qarkun e Tiranës, të cilat në më pak se një muaj, kanë kryer lëvizje në staf në mbi 3000 punonjës.
Në sitën e hetuesve do të kalojnë shkarkimet e stafit dhe emërimet e bëra, të cilat dyshohet se janë kryer për qëllime elektorale.
Ky hetimi nisi pas kallëzimit të ish-kryeministres Ledina Mandia, e cila në fund të detyrës depozitoi këtë kallëzim në prokurori, ndërsa i kontaktuar nga ReportTv kreu i akuzës së kryeqytetit, Petrit Fusha, pranoi se hetimi është në fazën ku shumë shpejt do ketë dhe persona përgjegjës që janë gjetur në shkelje të ligjit.