Ora News - Punësimet në administratë, Prokuroria e Tiranës kërkon prova nga Tatimet

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal në lidhje me kallzimin e ish zv/ kryeministres teknike Ledina Mandia, për punësimin e më shumë se 3 mijë personave në administratën shtetërore gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit.

Pas regjistrimit të procedimit penal drejtuesja e seksionit të task Forcë në prokurori ka vendosur të zgjerojë verifikimet duke dërguar një kërkesë për informacion në Drejtorinë e Tatimeve dhe të Sigurimeve Shoqërore.

Kërkesa është dërguar zyrtarisht në adresë të tatimeve javën që kaloi. Grupi i hetimit kërkon të dhëna për shtimin apo heqjen e personave në listat e kontributeve shoqërore e shëndetësore në periudhën përpara dhe gjatë fushatës elektorale.

Dyshimet e prokurorisë janë se përpara fushatës në muajt maj e qershor, drejtues të drejtorive në administratën shtetërore kanë bërë punësimin e përkohshëm ose të përhershëm të shtetasve të ndryshëm në këmbim të votës.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/punesimet-ne-administrate-prokuroria-e-tiranes-kerkon-prova-nga-tatimet