Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ai i Indeksit të Bazelit për Lulzim Bashën janë dëshmi e kthimit të Shqipërisë në vendin ku krimi e mafia po pastrojnë paratë e drogës.
?Në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Në gusht të 2017 indeksi i Bazelit e renditi Shqipërinë në tre ndër vendet që pastrohen para?.
Në kundërpërgjigje të thirrjes që kryeministri Rama u bëri shqiptarëve për të mos i marrë seriozisht akuzat e opozitës, Basha i kujtoi denoncimet e Partisë Demokratike per kanabizimin e vendit, përfshirjen e individëve me rekorde kriminale në politikë, si dhe implikimin e Tahirit në trafikun e lëndëve narkotike.
?Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin se opozita ngatërronte mushkonjat me avionët, të qeshnin me opozitën që e thërrisnin Elvisin, Evis, të qeshnin me akuzat e opozitës se Saimir Tahiri ishte trafikant. Herën e fundit që dëgjuam Ramën kur na tha të qeshnim, Shqipëria u kthye në hambar droge dhe zonë të lirë të krimit. Tani po na fton përsëri të qeshim. Në fakt është koha të shqetësohemi dhe t?i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në politikë dhe në ekonomi?.
Depërtimi i krimit në sektorin bankar, atë të ndërtimit dhe në projektin 1 miliard euro janë skema që Lulzim Basha thotë se kyeministri po përdor për pastrimin e parave të drogës, lidhje që sipas tij duhet të hetohen nga prokuroria dhe partnerët ndërkombëtarë. I pyetur në lidhje me qëndrimin e mazhorancës për shkarkimin e kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri si dhe atë të kryebashkiakut të Mallakastrës Kapllanaj, Basha dha këtë përgjigje.
?Rama është gati të zhvishet lakuriq, për t?iu shmangur pyetjes pse e mbrojti Tahirin, nuk thotë asnjë fjalë për paratë e drogës dhe patentat e lundrimit të tahirit të kapura, ka dy javë që hesht që t?i shmanget kësaj pyetje?.