Report TV - “5 mld € nga droga” në Shqipëri Teliti zbërthen skemën e pastrimit

2018-05-08 0

Dorjan Teliti, këshilltar i Partisë Demokratike, i ftuar sot në studion e Report TV, u ndal te projekt-buxheti i qeverisë për vitin 2018.
Teliti tha se ky buxhet godet të varfërit dhe favorizon bizneset dhe oligarkët pranë qeverisë, si dhe anëtarët e krimit të organizuar që bashkëpunojnë me shtetin.

?Qeveria është e delegjitimuar dhe nuk mund të hartojë diçka që është në interes të publikut? , u shpreh ai.

Për të shpjeguar më në detaje se çfarë parashikon buxheti i 2018-s, Teliti tha: ?Kush është biznes i vogël, qytetar i thjeshtë, vazhdon të ngarkohet më shumë barra. Kush është biznes i fuqishëm i afërt me qverinë, me pastrimin e parave, do të marrë thjeshtësira për futjen e parave të jashtëligjhme në sektorin e ekonomisë shqiptare?.

I pyetur se cilat janë propozimet e Partisë DemokratikePropozime PD për buxhetin, Teliti u përgjigj: ?Buxheti është propozim nga mazhoranca, e cila në zgjedhje kishte vetëm një premtim, atë se do të bëjmë shtet dhe vetëm një instrument: na jepni ne timonin. Është e habitshme që kemi një qeveri që nuk ka program qeverisës. PD ka bërë dhe bën një recens të fortë me argumenta ndaj të gjitha propozimeve të qverisë. Propozimet që ne kemi janë reale dhe i kemi shprehur. Jemi kundër futjes së TVSH-së për mijëra biznese, jemi kundër rritjes së taksave, kundër favorizimit të disa bizneseve. Kundër uljes së taksave të hoteleve me 4-5 yje?.

Free Traffic Exchange