Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm qytetarët e Tiranës do të paguajnë 20 lekë më shumë për çdo metër kub ujë që do të harxhojnë.
Propozimi i bashkisë është miratuar tashmë edhe nga Enti Rregullator i Ujit (14 nentor 2017).
Sipas vendimit të miratuar në faqen zyrtare të këtij institucioni qytetarët do të paguajnë 65 lekë për një metër kub ujë nga 45 lekë që është aktualisht.
Tarifa e furnizimit me ujë të pijshëm është rritur edhe për bizneset nga 133 lekë për metër3 ka shkuar në 155 lekë për m3.Po ashtu ERRU ka miratuar dyfishim të tarifës mujore fikse për te gjithë abonentët e ujësjellësit.
Nga 100 lekë që është aktualisht kjo tarifë, do të bëhet 200 lekë. Kjo rritje argumentohet me synimin për të përmirësuar furnizimin me ujë në kryeqytet
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/eru-miraton-rritjen-e-cmimit-te-ujit-ne-tirane-tabela-me-shifrat-e-reja