Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksioni për kontrollin e zinxhirit të prodhimit të mishit ka dhënë efekte pozitive ne qarkun e Elbasanit.
Verifikimi i kushteve higjeno sanitare rikonfirmoi plotësimin e standardeve vetëm nga dy thertore në të gjithë qarkun, ndërsa të tjerat u mbyllën.
Ozuni: Është bërë një punë kolosale këto ditë, e cila do të vazhdojë në mënyrë që të mos lejojmë asnjë therje. Nuk ka shmangie nga ky urdhër i ministrit.
Shefi i shërbimit veterinar Elbasan Fatmir Ozuni, thotë se objekt i kontrollit të vazhdueshëm janë edhe pikat e shitjes së mishit, ku nuk kanë munguar penalitetet deri në sekuestrim të mallit për problematikët përsëritëse.
Ozuni: Dy thertore në qarkun tonë janë të licencuara dhe të gjitha kafshët theren në këto thertore të Librazhdit dhe të Elbasanit. Kur janë gjetur shkelje janë marrë masa.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/aku-mbyll-thertoren-problematike-te-gramshit