Report TV - Basha: Paratë e drogës po pastrohen përmes bankave

2018-05-08 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha përsëriti akuzat në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet për pastrimin e parave të drogës përmes projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Një ditë më parë Basha kërkoi hetim të buxhetit nga FBi dhe DEA amerikane.

Sot Basha tha se paratë e krimit në Shqipëri po pastrohen përmes bankave, të cilat siç tha ai, kryejnë transaksione në shuma të konsiderueshme, para këto të vëna nga veprimtari të paligjshme, si trafiku i drogës. Kreu i PD shtoi gjithashtu se edhe sipas raporteve të ndërkombëtarëve, Shqipëria renditet ndër vendet me rrisk për pastrimin e parave.