Report TV - Rama: 800 kompani kryesore gënjejnë mbi pagat e punonjësve

2018-05-08 0

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kompanitë e mëdha në vend, teksa tha gjatë takimit me bankat se janë plot 800 kompani që deklarojnë shumicën e punonjësve me një pagë nën 300 mijë lekë, duke iu dhënë kështu gjysmën e parave në të zezë.

Rama tha se kjo rrezikon seriozisht të ardhmen dhe pensionin, si dhe shkakton një dëm të drejtpërdrejtë për shtetin, arkën e shtetit dhe shoqërinë në tërësi. Gjithashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi kompanitë se duke nisur nga viti i ardhshëm administrata tatimore nuk do të njohë asnjë bilnac të dyfishtë, pra bilancet e kompanive që nuk përputhen me dilancet që disponojnë bankat.

Më tej, ai u fokusua te disa nga fushat që kërkojnë më shumë investim duke premtuar se buxheti i 2018 do përqendrohet pikërisht këtu, siç janë arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.