Socialistët u ndodhën në mbledhjen e grupit parlamentar pasditen e së hënës, kur kryeministria konfirmoi lajmin se Edi Rama kishte propozuar Visho Ajazin për ambasador në NATO.
Vendimi i ka gjetur të papritur, siç konfirmojnë disa prej tyre të pyetur nga Report TV.
Xhemal Qefaliaj, i cili kur PS ishte në opozitë u angazhua në një hetim parlamentar të zhurmshëm kundër Visho Ajazit, asokohe drejtor i SHISH, duket se nuk e ka përtypur lehtë këtë propozim.
?Mbetet për tu parë. Në fakt ka qenë suprizues propozimi i kryeministrit. Në fakt më ka habitur, mbetet për tu parë. Dua ta mendoj një çik më gjatë këtë pjesë?, është shprehur Qefaliaj.
Të tjerët, duke shmangur komentet, bëjnë të paditurin për këtë propozim suprizues të kryeministrit.