Ora News - Pas akuzave për pr/ buxhetin 2018, Rama: Nuk ka shans për pastrim parash

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur të paimagjinueshme dhe dëmtuese akuzat e opozitës se me pr/buxheti 2018 do të bëhet pastrimi i parave të trafikut të drogës dhe se ky pr/buxhet duhet të administrohet nga FBI.

Në Konferencën e mbajtur paraditen e sotme me temë "Bankat dhe rritja ekonomike", Rama tha: "Dje kam dëgjuar diçka që imagjinata që nuk më mungon nuk do ta kishte imagjinuar. Gjoja që pr/buxheti i 2018 duhet të adminsitratohet nga agjenci ligjzbatuese DEA apo FBI. Si një pr/ buxhet që dëshmon se përmes sistemit bankar, programi ynë 1 miliard për ndërtim është tani në duart e krimit."

Duke bërë ironi me akuzat e opozitës, Rama u tha të pranishmëve, mes tyre dhe përfaqësues të huaj.

Rama: Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit! (salla qesh) Jo vetëm ata që janë me kufje, dhe ato që janë pa kufje. Është të qeshësh dhe të qash. Këto janë sinjalet më dëmtore për kosnumatorin dhe opinionin në tërësi. Unë dua tu them të gjithë atyre q janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës të qeshin e jo të qajnë. Të qeshin, sepse realiteti ekonomik i cili pasqyrohet më së miri në çehren e sistemit bankar është optimist".

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/rama-ben-ironi-me-perfaqesuesit-e-bankave-ju-te-gjithe-jeni-ne-duart-e-krimit