Astrit Patozi e cilësoi si të panatyrshëm koalicionin opozitar mes PD dhe LSI, pasi sipas tij njerëzit i bashkon ideja dhe jo bashkimi mekanik. Për Patozin marrëveshja Rama-Basha vazhdon, jo e shkruar, por e heshtur, ndërsa i cilësoi kryeministrin dhe kryetarin e PD si dy ?sulltanë?.
?Marrëveshja Rama-Basha vazhdon, jo e shkruar, por e heshtur. Marrëveshja vazhdon për ruajtjen e sistemit. Shqipëria ka dy sulltanë, njëri qeveris dhe tjetri që pret radhën. Basha nuk ka bërë asgjë për ta ndryshuar këtë.
Unë mund të kthehem te teza e Republikës së Re. Basha nuk e përmend më, pasi ishte i rremë dhe nuk ishte real. Ishte për të dalë nga çadra, trampolinë për të kaluar një vështirësi. Një politikan vizionar do i qëndronte, por nuk është i gatshëm ta bëjë, pasi ka qenë i pavërtetë.
Fronti opozitar me LSI? Koalicioni është kaq i panatyrshëm sa lufta që i shpallëm gjatë zgjedhjeve. E panatyrshme që zgjidhja të vijë përmes këtij bashkimi mekanik.
Unë mendoj se njerëzit bashkohen për shkak të ideve dhe jo të personave. LSI-së akoma nuk i është tharë boja dhe vula kur ishin në pushtet.
Një njeri që ka sherr brenda shtëpisë së tij nuk mund ta zgjidhë duke u pajtuar me komshiun. PD ka një traumë, e cila nuk ka ardhur për shkak të listës së deputetëve, e cila është e parëndësishme me problematikën e thellë? deklaroi ai në REPORT TV.