Report TV - Lëvizje e re? Patozi: Demokratët jashtë PD do të jenë në Kuvend

2018-05-08 1

Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi i ftuar në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? paralajmëroi një lëvizje re politike, e cila sipas tij duhet që të shkundë sistemin në Shqipëri. Patozi u shpreh se pret një përgjigje nga Lulzim Basha për plaftormën për ringritjen e PD që i dorëzoi grupi i kritikëve, ndërsa nëse nuk do të merret në konsideratë atëherë la të kuptohej se kjo lëvizje brenda PD mund të kthehet në një lëvizje politike.
?Platforma për ngritjen e PD është në zyrën e Bashës, është në detyrimin e tij që të japë një përgjigje institucionale. Unë besoj që PD mund të gjejë forca për t?u bashkuar. Kjo nevojë e përfaqësimit të së djathtës, cfarë do fati që të ketë lëvizja jonë, do të vijë kohë që të përfaqësohet, pasi është nevojë sociale.

Parlamenti dhe shteti nuk reflekton nevojën e shoqërisë për një shtet modern. Kanabizimi, inkriminimi dhe korrupsioni janë probleme që afrontohen përmes një lëvizje të fortë politike, që shpresoj se do të vijë nga e djathta.

Mund të jetë lëvizja për ringritjen e PD? Nuk e di. Nuk mund ta them. Nëse do të ketë një pranim nga PD do të ishte shumë e mirëpritur, pastaj nuk është më problemi ynë. Ne kemi detyrim pastaj që të përfaqësojmë këtë masë demokratësh. Jam i sigurt që kjo masë demokratësh që dalin jashtë PD do të vijë shumë shpejt dita që do të përfaqësohen, pasi është nevojë kombëtare? deklaroi Patozi.

Intervista në REPORT TV
Nëse do ishin në parlament do të votonit kërkesën e prokurorisë për lejimin e arrestimit të Tahirit?

Po! Pasi do i përkisja opozitës, e cila kishte një qëndrim të unifikuar. PS duhet të kishte një qëndrim tjetër, pasi dëmin më i madh iu shkaktua shumicës. Rama dhe qeveria u ekspozuan si njerëz që bën gjithçka për t?i ikur së vërtetës. Mazhoraca duhet të ishte e hapur për drejtësinë, për të mos qenë pengesë politika. Politika është si enët komunikuese, kur bie njëra, merr tjetra, por nuk mund të them se e kapitalizmi opozita.

E mbrojti Rama apo e shiti Tahirin?
Nuk jam i sigurt. Tahiri u kap në flagrancë dhe cdo gjë që mund të bënte Rama ose të bëjë është e pavlefshme. Qeveria sot është e rrënuar për shkak të asaj cështje, e cila jo vetëm përligj akuzat e opozitës, por tregon degradimin e një stili qeverisje. Opozita nuk ka ditur ta kapitalizojë, pasi cështja Tahiri tregon rënien e sistemit. Është një kambanë alarmi që duhet të krijojë një lëvizje të re politike, të cilën i takon ta bëjë opozita. E kam fjalën për një shkundje.

Ishte një aksident politik, nuk ishte një hetim
Ishte një dhuratë që na erdhi nga parterët dhe ishte e mirëpritur

Rama tha se nuk kam lidhje me këtë histori, a iu duket e besueshme?
Jo! Sepse për shkak se aksidenti shkoi te Tahiri, kjo do të thotë se ky fenomen është dominant dhe partnerët e kanë evidentuar dhe theksuar. Qeveria është e rrënuar dhe e ka të vështirë që të dalë në sipërfaqe pas kësaj që i ndodhi. E vetmja gjë që e ndihmon është që opozita nuk është në lartësinë që duhet për të bërë një kurban më të madh. Kanabizimi ka qenë fenomen me lice...