Report TV - Patozi: Basha nuk e shfrytëzoi çështjen Tahiri, PD nuk ka kauzë

2018-05-08 0

Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi është i ftuar sonte në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? për aktualitetin politik.
Imuniteti i Tahirit, reagimi i opozitës, por edhe shumë çështje të tjera brenda PD dhe për qeverinë do të komentohen nga ish-deputeti i PD sonte në Report Tv.


Intervista në REPORT TV
Nëse do ishin në parlament do të votonit kërkesën e prokurorisë për lejimin e arrestimit të Tahirit?
Po! Pasi do i përkisja opozitës, e cila kishte një qëndrim të unifikuar. PS duhet të kishte një qëndrim tjetër, pasi dëmin më i madh iu shkaktua shumicës. Rama dhe qeveria u ekspozuan si njerëz që bën gjithçka për t?i ikur së vërtetës. Mazhoraca duhet të ishte e hapur për drejtësinë, për të mos qenë pengesë politika. Politika është si enët komunikuese, kur bie njëra, merr tjetra, por nuk mund të them se e kapitalizmi opozita.

E mbrojti Rama apo e shiti Tahirin?
Nuk jam i sigurt. Tahiri u kap në flagrancë dhe cdo gjë që mudn të bënte Rama ose të bëj është e pavlefshme. Qeveria sot është e rrënuar për shkak të asaj cështje, e cila jo vetëm përligj akuzat e opozitës, por tregon degradimin e një stili qeverisje. Opozita nuk ka ditur ta kapitalizojë, pasi cështja Tahiri tregon rënien e sistemit. Është një kambanë alarmi që duhet të krijojë një lëvizje të re politike, të cilën i takon ta bëjë opozita. E kam fjalën për një shkundje.

Ishte një aksident politik, nuk ishte një hetim
Ishte një dhuratë që na erdhi nga parterët dhe ishte e mirëpritur

Rama tha se nuk kam lidhje me këtë histori, a iu duket e besueshme?
Jo! Sepse për shkak se aksidenti shkoi te Tahiri, kjo do të thotë se ky fenomen është dominant dhe partnerët e kanë evidentuar dhe theksuar. Qeveria është e rrënuar dhe e ka të vështirë që të dalë në sipërfaqe pas kësaj që i ndodhi. E vetmja gjë që e ndihmon është që opozita nuk është në lartësinë që duhet për të bërë një kurban më të madh. Kanabizimi ka qenw fenomen me licencë shqiptare.