Report TV - Patozi: PD në kaos, Basha s'diti që të shfrytëzonte çështjen Tahiri

2018-05-08 37

Astrit Patozi u shpreh se PD nuk arriti që të përfitonte nga çështja Tahiri, ndërsa shpjegoi edhe heshtjen e kritikëve brenda partisë kohët e fundit. Ai e cilësoi gjendjen në PD si kaotike, ndërsa Bashën pa ide dhe vizion për të sjellë demokratët në pushtet. Sipas Patozit, Rama e ka përdorur debatin me gazetarët, dorëheqjen e Visho Ajazit dhe cështje të tjera për të larguar vëmendjen nga Tahiri.
?Rama ka përdorur disa artifica për të ikur nga hashashi dhe dosja Tahiri. Qeveria është kapur në flagrancë me krimin dhe drogën, opozita duhet ta shfrytëzojë deri në pikën e fundit, unë nuk e shoh ende.

Është kaotike PD, e drejtuar keq nga Basha për këtë cështje. Ditët e para deputetët e PD iknin nga komisionin dhe ndërkohë shkonin në seancë dhe rrinin 20 orë në debat me Bashën. Në komisionin nuk rrinin, ndërsa në Kuvend po, pra nuk është vendi për të ikur nga fusha e betejës, pasi rast më të mirë se ky nuk besoj që të na vijë më.

Nuk kemi insistuar, pasi PD është shtëpia jonë dhe se kishte një cështje të nxehtë në dizfavorin e qeverisë, kemi bërë një tërheqje dhe kemi lënë PD që ta kapitalizojë për të mos i hyjë nëpër këmbë, por kjo nuk e ndryshon situatën.

Edhe nëse ne do të vendosim që të ikim në shtëpi, kjo cështje qëndron aty. Është nevoja e demokratëve, por Basha nuk ka bërë asnjë hap për të treguar se do të ndryshojë. Cfarë garancish mund të japësh kur nuk ndryshon as si mentalitet. Platforma për ngritjen e PD është në zyrën e Bashës, është në detyrimin e tij që të japë një përgjigje institucionale? deklaroi ai.