Report TV - “Greqia”, Shehu: Bushati duhej të përgatitej, jo këngë e valle

2018-05-08 0

Deputeti i PD, Tritan Shehu e cilëson si të dështuar takimin mes Bushatit dhe Kotzias në Kretë për të zgjidhur problemet mes dy vendeve. Ai shprehet se ministri i Jashtëm duhet të shkonte i përgatitur, pasi takime të tillë nuk mbahen me këngë dhe me valle.

Sipas Shehut, dosjet duhet të ishin të përgatitura përpara dhe ministrat të mbyllin një proces të përgatitur më parë nga stafet.

Intervista e plotë në REPORT TV

Zoti Shehu në gjykimin tuaj çfarë ka ndodhur?
Politika e jashtme nuk është pronë e askujt është element që duhet të jetë i lidhur me të gjithë. Politika e jashtme kërkon konsulta të vazhdueshme. Unë bëj përgjegjës të gjithë qeverisjen e majtë, që vuajnë nga një sindromë e rrezikshme.

I të menduarit që bota fillon me ta, dhe vetë deklaratat që do zgjidhim problemet ?70-vjeçare janë qesharake?. Greqia është fqinj, vend anëtar i NATO dhe BE që na ka mbështetur.

Kemi pasur probleme dhe këto probleme janë zgjidhur hap pas hapi, marrëdhëniet deri në 2013 ishin shumë të mira, më pas u shkatërruan, por u vështirësuan edhe në rajon me Maqedoninë dhe me Italinë. Boshti është kthyer drejt disa marrëdhënieve preferenciale, si Serbia duke kaluar një cak dhe limit.

Çfarë është misterioze në bisedimet me Greqinë?
Duhet të jemi të qartë me diçka, takimi i dy ministrave kishte kohë që ishte përgatitur dhe servirur. Gjithë ecuria e marrëdhënia ka qenë negative, pra edhe si e tillë nuk mund të zgjidhej në një apo dy ditë.

Free Traffic Exchange