Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe ka kërkuar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj që të bëhen publike kompanitë të cilat kanë marrë koncesione në Shqipëri, ndërsa rezultojnë të regjistruara në parajsa fiskale.
Ahmetaj premtoi se së shpejti mund të bëjë një listë të tillë për të gjitha këto kompani që operojnë në vendin tonë. Dyshimet janë shtuar jo vetëm nga publikimet e muajve të fundit për parajsat fiskale, por dhe për faktin se disa nga koncesionet më të shtrenjta në Shqipëri, qysh në kohën e Berishës janë regjistruar në parajsa fiskale. ?Panama papers? provoi se Ismail Mulleti, i afërt me familjen Berisha, që është aksioner në koncesionin e ngjyrosjes së naftës ka regjistruar kompaninë në një parajsë fiskale në Panama, ndërsa ortaku i tij në një parajsë fiskale në Zug në Zvicer.
Debati në komisionin e Ekonomisë:
Ahmetaj: Nuk ka ligj që të ndalojë origjinën e parave përvec atyre që vijnë nga terrorizmi, droga trafiqet e tj, instumenti i plarajsës fiskale nuk është i ndaluar në Shqipëri. Legjislacioni shqiptar, nuk e ndalon sot që flasim, nuk ndalon pjesëmarrjen e kompanive në procese jo vetëm në Shqipëri por në shumë vende.
Braçe: Një sekondë, unë pyeta sa janë, sa kontrata kompanish janë regjistruar në parajsa fiskale, dua të di sa?
Ahmetaj: Ju referoni markimin, unë referoj sektorin e naftës që vinte nga parajsa fiskale. Do ja jap unë me listë edhe pse s?është detyrë e ministrisë së Financave, do ua bëjmë me dije gjithë listën për 200 e kusur koncensionet, e do tua japim. A ka ardh koha për ligj a jo s?e di.
Braçe: Me kë flisni ju kur negocioni me këto, jam vërtet kurioz ta di kush ju përfaqëson?
Ahmetaj: Ministria e Financave apo ekonomia nuk ka pas ndonjë koncension si kontraktues, s?kam pas ndonjë eksperiencë koncensioni por në bazë të ligjit me përfaqësues ligjor me atë që bën ofertën.
Braçe: Shqiptarë?
Ahmetaj: Nuk e di, mund të jenë shqiptarë, amerikanë. A ka ardh koha për një ligj, hajde ta diskutojmë? Normat e fitmit një pjesë e tyre e kanë të deklaruar në kontratë përvec kompanive të naftës.
Braçe: Si ju rezultojnë normat e fitimit
Ahmetaj: Ka raste që canë cash floë të konsiderueshme dhe dalin me fitim negativ, ka raste që?