Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hedhur këtë të hene shortin për përzgjedhjen e dosjeve që do te kontrollohen nga komisioni të gjyqtarëve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në filtër të vettingut do te kalojnë 10 dosjet e dy gjyqtarëve Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj.
Shorti është hedhur pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në prani të komisionerëve.
Me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Dy gjyqtarët e Krimeve të Rënda, Kosova dhe Hallunaj janë edhe kandidatë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Ndërsa në prokurorinë e përgjithshme janë përzgjedhur për tu kontrolluar nga tre dosjet për kryeprokurorin Adriatik Llalla për anëtarin e KED si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/nis-vettingu-ne-drejtesi-ne-filter-10-dosjet-e-2-gjyqtareve-qe-kandidojne-klgj