Bonusi prej 1 milion lekësh të vjetra për mjekët specialistë që do të pranonin të punonin në spitalet rajonale vendosur 4 vjet më parë joshi vetem 6 mjekë. Ky numër i ulët ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë që për 2018 të ofrojë dyfishin e pagesës për të plotësuar nevojat për specialistë në të gjitha spitalet e vendit.
?Masa e bonuesit do të rritet deri në 2 apo 2.5 milionë në varësi të specialitetit dhe aktivitetit spitalor që do të kryejnë mjekët dhe gjithashtu dhe performancës?.
Por nuk do të jenë këta të vetmit që do të marrin më shumë para në 2018.
?Do të rivlerësohet edhe njëherë rritja e pagave deri në masën 5% për mjekët dhe infermierët?.
Mbyllja per 4 vjet e specializimeve ishte një ndër faktorët kyç që çoi në krijimin e mungesave të mjekëve specialistë në rrethe, ndaj Ministria e Shëndetësisë është e mendimit që krahas dyfishimit të bonusit, diplomimi i 290 specializantëve në janar të 2019, do të çojë në plotësimin e nevojave.
Tv Klan