Burg sekserit te gjyqtarit Shkëlqim Miri

2018-05-08 0

Kujtim Miri një nga sekserët në dosjen e gjyqtarit Shkëlqim Miri, është lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Arrestimi është cilësuar i ligjshëm nga togat e zeza dhe janë bindur nga provat e sjella nga prokuroria të cilat janë filmime të një lokali në Fushë-Krujë dhe përgjime.

Sipas grupit hetimor, Kujtim Miri ka marrë 20 mijë euro nga Alban Buci i shpallur në kërkim, me qëlllim për t?ia dhënë gjyqtarit Shkëlqim Miri. Prokuroria e Krimeve të Rënda po hetonte gjyqtarin prej Janarit të këtij viti. Në bazë të përgjimeve ai do të merrte 20 mijë euro për lënien në fuqi të një vendimi për të burgosurin Gentian Doda, i cili fillimisht ishte dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Matit.

Por ka qenë kjo gjykatë e cila në shtator të vitit të kaluar rikualifikoi veprën penale nga vrasje me paramendim në plagosje të rëndë duke e dënuar përfundimisht me 8 vite burg. Duke qenë se i dënuari kishte frikë se Gjykata e Apelit mund të prishte vendimin, korruptoi gjyqtarin 46-vjeçar duke i ofruar 20 mijë Euro. Pavarësisht këtyre provave, Shkëlqim Miri nuk ka pranuar akuzat. Gjate kontrollit në banesën së gjyqtarit, policia gjeti 34 milionë lekë të cilat sipas tij janë të justifikuara.

Tv Klan