Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe ka kërkuar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj që të bëhen publike kompanitë të cilat kanë marrë koncesione në Shqipëri, ndërsa rezultojnë të regjistruara në parajsa fiskale.
Ahmetaj premtoi se së shpejti mund të bëjë një listë të tillë për të gjitha këto kompani që operojnë në vendin tonë. Dyshimet janë shtuar jo vetëm nga publikimet e muajve të fundit për parajsat fiskale, por dhe për faktin se disa nga koncesionet më të shtrenjta në Shqipëri, qysh në kohën e Berishës janë regjistruar në parajsa fiskale. ?Panama papers? provoi se Ismail Mulleti, i afërt me familjen Berisha, që është aksioner në koncesionin e ngjyrosjes së naftës ka regjistruar kompaninë në një parajsë fiskale në Panama, ndërsa ortaku i tij në një parajsë fiskale në Zug në Zvicer.