“Demokracia e re”: Kotzias duhet të japë përgjigje - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbyllja e bisedimeve ne Kretë mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë Ditmir Bushati dhe Nikos Kozias, ka sjellë reagimin e opozitës greke.Në një komunikim zyrtar, partia Demokracia e Re thekson se deklarata e përbashkët e dy ministrave nuk i referohet ndonjë përfundimi konkret dhe se e vetmja gjë që del në pah, është se shefat e diplomacive do të takohen përsëri, kësaj radhe, në Shqipëri.Në deklaratë, opozita i kujton ministrin Kocias se duhet t?u japë përgjigje pyetjeve që iu bënë me shkrim nga Demokracia e Re, para nisjes së negociatave.?A ka rënë dakord Ministri i Jashtëm për të diskutuar çështjen inekzistente për Greqinë, çështjen Çame, të cilën pala shqiptare e shtron vazhdimisht? Si funksionon kjo paketë me të gjitha çështjet komplekse që kanë të bëjnë me marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat janë krejtësisht të ndryshme në natyrën e tyre ligjore dhe politike? Po çështje të tjera si Marrëveshja Detare, të drejtat e pakicave, varrezat ushtarake dhe përmbajtja irredentiste e librave shkollorë shqiptarë? A konsiderohen këto si të ndërlidhura nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë? Progresi në një prej tyre a do të ndikojë në evolucionin e tjetrit dhe si?? Në përfundim të deklaratës, partia Demokracia e Re nënvizon se për shkak se çështjet janë shumë serioze dhe kritike pret përgjigje të përgjegjshme nga Ministria e Jashtme.Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që Kocias të përballet me një kërkesë për interpelancë nga opozita pikërisht për të zbardhur detaje nga bisedimet dypalëshe.

Free Traffic Exchange