Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacioni i Policisë financiare të Kazertës ka cuar sot në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar heroinë nga Shqipëria drejt Italisë.
Nën pranga janë vënë 26 persona, 21 në arrest me burg e 5 persona në arrest shtëpiak. (19 shtetas italianë dhe 7 shtetas shqiptarë)
Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në maj të vitit 2016 pas arrestimit të 4 trafikantëve e sekuestrimit të 250 dozave të heroinës së tipit ?Cobret? (Kobra).
Hetimet kanë vërtetuar se heroina trafikohej nga Turqia e Hollanda drejt Shqipërisë e më pas në Itali.
Shkatërrimi i këtij trafiku heroine u bë i mundur falë bashkëpunimit të Prokurorisë Antimafia të Napolit me Prokuroinë e Tiranës e Policinë shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/smoke-snake-heroina-nga-turqia-e-hollanda-drejt-shqiperise-e-me-pas-ne-itali