Report TV - Nis rehabilitimi i varrezave të dëshmorëve në 12 qarqe, Xhaçka inspektim në Peshkopi

2018-05-08 2

Forcat e Armatosura kanë nisur punën për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve në të gjitha qarqet në vend. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë inspektimit të punës në varrezat e bashkisë së Peshkopisë tha se kjo nismë e Ministrisë së Mbrojtjes vjen në respekt të të rënëve, në prag të 73 vjetorit të çlirimit të vendit.
?E shkuara, padiskutim është mjeti me të cilin ne kemi udhëtuar për të arritur deri këtu ku jemi sot. Sot jemi këtu për t?i respektuar, për të nderuar të rënët tanë në vazhdimësi. Kujdesi që po tregojmë për sistemimin e varrezave të dëshmorëve, jo vetëm këtu në Dibër por në të gjithë Shqipërinë është shprehje pikë së pari e respektit që kemi për të shkuarën?, është shprehur Xhaçka e cila ka shtuar se një mjedis i sistemuar i ven në ndihmë edhe familjarëve të mijërave dëshmorëve .

Rehabilitimi i varrezave të dëshmorëve do të realizohet në bashkëpunim me Forcat e Armatosura dhe bashkitë.

Ky projekt i cili pritet që t?i jap një pamje të re varrezave të dëshmorëve sipas Ministrisë së Mbrojtjes do të përfundojë përpara datës 29 nëntor.

Free Traffic Exchange