Partia Socialiste kerkon shkarkimin e kryetarit të KQZ-se

2018-05-08 0

Partia Socialiste do t?i drejtohet parlamentit ku do të kërkojë shkarkimin e kryetarit te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Tv Klan ka siguruar një draft-relacion që grupi i punës i ngritur në selinë rozë ka hartuar ku argumentohet se Zguri ka shkelur rendë ligjin duke fshehur dhe arkivuar pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për kryebashkiakun demokrat të Mallastrës Agron Kapllanaj, që sipas tyre preket nga ligji i dekriminalizimit.

Lajmi u konfirmua publikisht edhe kreu i grupit parlamentar të selisë rozë, Taulant Balla që e akuzonte Zgurin se përmes veprimeve e mosveprimeve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të renda kriminale, i ndikuar nga urdhrat politike të partisë që e propozoi në KQZ.

?Jemi në kushtet kur është mëse e qartë se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit dhe përmes veprimeve e mosveprimeve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të dhe i ndikuar nga urdhërat politike. Shembull konkret dhe i patolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit. Vendimi individual i Klement Zguri, për të mos e thirrur mbledhjen e KQZ dhe për ta arkivuar vendimin e Sektorit të Verifikimit të Integritetit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i cili pranon literalisht se subjekti deklarues Agron Faslli Kapllanaj, ?përfshihet në fushën e ndalimit të ligjit Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike? është marrje e kompetencës kolegjiale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.?

Në një reagim të shpërndarë për mediat Zguri tha se nuk do të përfshihej publikisht në debate politike, por megjithatë kërkesën e PS e konsideroi sulm abuziv ndaj institucionit duke dëmtuar rëndë autoritetin e tij.

Klement Zguri erdhi në krye të KQZ-së pas marrëveshjes së 18 majit mes Edi Rames dhe Lulzim Bashës. Një burim pranë Partisë Socialiste i tha Tv Klan se prishja e kësaj marrëveshjeje pas zgjedhjeve nga ana PD ka shtuar bindjen se Zguri duhet të largohet. Kalimi i LSI në opozite bëri që partia socialiste të humbiste edhe drejtimin edhe shumicën në KQZ duke pasur vetëm 3 nga 7 anëtarë që ka ky institucion. /Tv Klan